Drejtoria e e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4. finalizuan operacioni “Ngujimi”, në kuadër të së cilit ra në pranga një 52 vjeçare.
Sipas policisë, shtetasi Xherxh (Gjergji) Laçi., për shkak të bindjeve radikale mbante të ngujuar prej 6 vitesh bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, të cilët i dhunonte sistematikisht.
Gjatë kontrollit në banesën e 52 vjeçarit të dënuar më parë, policia gjeti dy mjete prerëse dhe municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari i mbante mbyllur në shtëpi gruan dhe fëmijët, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.