Sport Lazio fiton derbin, Roma e Mourinho-s merr një goditje të rëndë

Lazio fiton derbin, Roma e Mourinho-s merr një goditje të rëndë

Derbi i kryeqytetit italian i shkon Lazio-s. Skuadra e Sarrit ka triumfuar ndaj Romës me një gol të realizuar që në pjesën e parë nga Anderson, falë një gafe të mbrojtjes së Romës, duke i dhënë skuadrës së Mourinho-s një goditje të rëndë.

Roma ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, të paktën në pjesën e dytë, por mungoi konkretizimi i rasteve, ndërsa u përballën me një kundërshtar i cili i befasoi në këtë derbi. Sarri ndryshoi shumë nga loja e tij që pas shënimit të golit, duke u treguar shumë i kujdesshëm në mbrojtje, ndërsa pak u mendua për sulmin.

Megjithatë, në fund ishin lacialët ata që festuan fitoren në derbi, por edhe 3 pikët tejet të rëndësishme për vazhdimin e garës në kampionat, aty ku pas 13 javëve të para gjenden në vendin e tretë, me dy pikë më pak se Milani i vendit të dytë. Ndërkohë, Roma mbetet në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë.