Politika Berisha: Ministrat e Ramës kanë vjedhur 8.2 miliardë euro, Shqipëria drejt falimentimit

Berisha: Ministrat e Ramës kanë vjedhur 8.2 miliardë euro, Shqipëria drejt falimentimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai me ministrat, kanë vjedhur 8.2 miliarë euro, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha paralajmëroi se kjo përbën një hap drejt falimentimit ekonomik të shtetit shqiptar.

“Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndon një vjedhje e madhe.

Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë”, theksoi kryedemokrati.