Pas sherrit verbal me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë, Kuvendi ka përjashtuar për 10 ditë Edi Palokën e Bujar Leskajn.
Votimi për buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2023 u miratua me 76 vota pro dhe 40 kundër mes debateve dhe incidenteve.
Në momentin kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi mbledhjen e deputetëve për nisjen e procesit, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfrontuar verbalisht me kreun e qeverisë duke kaluar në ofendime banale.
E gjithë kjo situatë ndodhi kur regjia e parlamentit ndërpreu sinjalin, por në momentin e rikthimit të saj, dallohet kordoni i gardës ishte vendosur në mes kryeministrit dhe deputetit Paloka. Ky i fundit akuzoi kreun e PS se fyeu dhe provokoi deputetët kundërshtarë disa herë.
Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal.