Një 21-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka aksidentuar me dashje të dashurën e tij kur doli nga një diskotekë në zonën e Bolzanos. Pas kësaj ai është larguar. E reja, e cila është rreth 20 vjeç, u shpëtua menjëherë dhe u dërgua në spital. Ajo ka pësuar një frakturë në kockën e gjoksit.
Nga ky moment vajza ka gjetur forcën dhe ka denoncuar shqiptarin, për të cilin ka thënë se e ka keqtrajtuar prej disa kohësh.
21-vjeçari, me iniciale G.F., u arrestua të martën. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka folur për agjentët. Megjithatë, policia e akuzon atë për vrasje me dashje dhe keqtrajtim.
Fatmirësisht kësaj radhe tragjedia u shmang. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shqiptari ka goditur me makinë të dashurën. Nga aty nisen dhe hetimet.
E reja ka treguar që në timon ishte i dashuri i saj dhe gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. Megjithatë sipas saj kjo nuk ishte hera e parë që ajo dhunohej nga ai.
E reja i ka thënë agjentëve për sjellje obsesive të të dashurit, me të cilin bashkëjetonte së fundmi.