Kryesore Protesta mbyllet me një incident, ndalohet një protestues (VIDEO)

Protesta mbyllet me një incident, ndalohet një protestues (VIDEO)

Një incident është regjistruar në fund të protestës së opozitës, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia.

Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë për të ndjerët që Partia Demokratike akuzon se janë vrarë nga shteti.