Në qytetin e vogël Fuggerei, që ndodhet në Augsburg, qiraja është vetëm 88 cent në vit.
Ky vendbanim u ndërtua në vitin 1516 nga Jakob Fugger i Riu. Këtu ai donte të vendoste njerëz nga Augsburgu që ishin në një situatë më të dobët financiare.
Deri në vitin 1523 u ndërtuan 52 shtëpi dhe më pas aty u ndërtua një kishë. Portat mbylleshin natën, kështu që mund të thuhet se Fuggerei ishte një qytet i pavarur në atë kohë.
Kushtet për të jetuar në Fuggerei janë të njëjta si 500 vjet më parë: përveç një qiraje të vogël, duhet të jetosh në Augsburg për të paktën dy vjet, të jesh me besim i krishterë dhe me gjendje të dobët financiare, por pa borxhe. Portat janë ende të mbyllura çdo natë në orën 22:00.
Njësitë e banimit kanë një sipërfaqe prej 45 deri në 65 metra katrorë dhe ngjajnë me shtëpi të vogla, shkruan KosovaPress.
Apartamentet kanë një kuzhinë, sallon, banjë dhe dhomë gjumi. Banesat në katin e parë kanë një kopsht, dhe apartamentet në katin e fundit kanë një papafingo.
Turistët kanë mundësinë të vizitojnë Fuggerei. Një njësi banimi është bosh dhe shërben si muze.
Në periudhën nga 1681 deri në 1694, këtu jetoi muratori Franz Mozart, stërgjyshi i Njolfgang Amadeus Mozart. Për nder të tij u ngrit një pllakë përkujtimore