Mbrëmje e paharrueshme për Simone Pafundin në ‘Air Albania’.
Në moshën 16 vjeç, 8 muaj e 2 ditë ai është lojtari i parë italian në 100 vitet e fundit që debuton me fanellën e kombëtares pa mbushur 17 vjeç.
Në historinë e kombëtares italiane, Pafundi, trekuartist i Udinezes, i datëlindjes 2006, është lojtari i tretë më i ri që debuton me ‘axurrët’.
Para tij janë Rodolfo Gavinelli në 1911-ën (16 vjeç, 3 muaj e 8 ditë) dhe Renzo De Vecchi në 1910-ën (16 vjeç, 3 muaj e 23 ditë). Pas Pafundit është Gianluigi Donnarumma (17 vjeç, 6 muaj e 4 ditë).
Pafundi do ta kujtojë gjithë jetën ndeshjen miqësore me Shqipërinë. Ai u fut në fushë në minutën e 89-të, në vend të Verratit.
Në ato pak minuta ai ra në sy menjëherë me 4 gjuajtje, duke iu afruar shumë golit.
Në Serinë A ka debutuar më 20 maj, kundër Salernitanës.
Simone Pafundi 🙌
Esordio per il nostro classe 2006 con la maglia dell’Italia 🇮🇹
Il più giovane calciatore ad aver esordito con gli @Azzurri negli ultimi 111 anni! 👏⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #Udinese #Nazionale #Italia pic.twitter.com/LEfrphvZ2Y
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) November 16, 2022