Politika “Manhatani i Zagrebit”, Rama kërkon ndjesë: Nuk reflekton të vërtetën

“Manhatani i Zagrebit”, Rama kërkon ndjesë: Nuk reflekton të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e një nate më parë ku shprehej se investitori i angazhuar për portin e Durrësit është i angazhuar edhe në projektin e “Manhatanit të Zagrebit”.

Kreu i qeverisë ka kërkuar ndjesë për nxitimin, pasi thotë se “Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit”.

“Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje”, shkruan Rama.