Politika “I thoja Lulit ndahu nga ata dy”, Rama: Berisha e Meta janë...

“I thoja Lulit ndahu nga ata dy”, Rama: Berisha e Meta janë mallkimi i këtij vendi, jo Basha

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët turistikë sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Teksa fliste për progresin e bërë në këtë qytet, Rama foli për projektin e aeroportit të Vlorës. Sipas kreut të qeverisë, me vijimin e punimeve, aeroporti do të përfundojë në fund të vitit 2024.

“Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin, ku u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë”.

Sakaq, Rama nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Rama tha se fatkeqësia e madhe e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë ende aktivë në politikën shqiptare, ndërsa Lulzim Basha jo.

Rama tha se Lulzim Basha s’ka qenë asnjëherë në krye të PD-së, duke shtuar se pas tij ka qenë Sali Berisha

“E kujtoni kur thosha ‘Luli ndahu nga ata të dy’. Luli s’është më, ata të dy janë. Për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi ata janë vazhdim i mallkimit që ka nisur kur këtu në Vlorë ka nisur shteti shqiptar që nga 1912. Nuk ka pasur Lul ndonjëherë. As Luli vetë nuk e beson se ka pasur Lul ndonjëherë”, tha Rama.