Aktualitet “Vetëm frymë mund të marrë vetë”, rrëfimi i nënës së 22-vjeçares keniane...

“Vetëm frymë mund të marrë vetë”, rrëfimi i nënës së 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë

22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë 2 muaj më parë

“Vetëm frymë mund të marrë vetë”, kështu e nis rrëfimin e saj Ruth, nëna e 22-vjeçares keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë 2 muaj më parë.

Në një intervistë për emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania, Ruth tregoi se Joece mund të hapë sytë, por nuk mund të shohë.

“Falë zotit merr ende frymë. Ajo nuk dëgjon, nuk kupton. Është thjesht gjallë, është e pavetëdijshme, ende në koma. Truri nuk i funksionin më”, tregon Ruth.

Ajo rrëfen jetën e vështirë si nënë e vetme me tre fëmijë dhe premtimin e Joece se nuk do të lejonte që të vuanin më.

“Joece nisi punë sapo mbaroi gjimnazin. Më tha: mami gjithmonë km dashur të punoj. Do të ta ndryshoj jetën, kemi vuajtur dhe unë e urrej varfërinë. Puna e parë ishte një kazino, si ndarëse letrash aty ku punonte edhe motra e saj më e madhe”, rrëfen Ruth.

Ruth, nëna e 22-vjeçares keniane

Joece mbërriti në Shqipëri në 14 shkurt, pasi kishte aplikuar në një njoftim të një kazinoje që kërkonte ndarëse ndërkombëtare letrash.

“Joece qëndronte në një apartament të siguruar nga kompania që e punësoi bashkë me një vajzë tjetër keniane.

“Jam shumë krenare për të. Si nënë jam e sigurt që kushdo ja bëri këtë ndihet shumë fajtor se Xhoi nuk e meritonte atë që i bënë”, shprehet Ruth.