Jetëgjatësia e një shqiptari është mesatarisht 77.4 vjeç, 5.8 vite më pak se mesatarja europiane. Statistikat i përkasin vitit 2020 dhe nga një vit më parë, 2019, jeta e shqiptarëve është shkurtuar me 1.1 vit. Kështu raporton Eurostat, duke treguar dhe se jetëgjatësia e shqiptarëve ndryshon sipas gjinisë, por edhe sipas rajonit ku ata jetojnë.
Ata që jetojnë në rajonin qendror të Shqipërisë kanë jetë më të gjatë, 78.9 vite. Ata në jug, jetojë 3.7 vite më pak dhe në veri raportohet 77.3 vite jetëgjatësi.
Sipas gjinisë, “miti” i jetëgjatësisë së femrave faktohet edhe me shifra, të cilat regjistrohen me mesatarisht 79.6 vite jetë. Meshkujt jetojnë deri në 73.3 vite.
Sipas rajonit, femrat priten të jetojnë mesatarisht 5 vite më shumë se meshkujt në rajonin qendër. Diferenca e jetëgjatësisë nga femrat tek meshkujt në rajonet veri dhe jug llogariten në 4.4 vite dhe 3.9 vite përkatësisht.
Bashkimi Europian ka një jetëgjatësi mesatare prej 83.2 vjeç. Vendin e parë, me jetën më të gjatë të qytetarëve të tij e zë ishulli i Korsikës, Francë, me 84 vite dhe më të ulëtën, rajoni verior i Bullgarisë, me 72.1 vite jetë mesatarisht.
Shqipëria raportohet vendi më normën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në rajon dhe Europë për vitin 2020, 10 vdekje për 1.000 lindje.