Aktualitet Aksident në Maliq, makina përplas dy vëllezërit me biçikleta, njëri shpëton, tjetri...

Aksident në Maliq, makina përplas dy vëllezërit me biçikleta, njëri shpëton, tjetri ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një person ka humbur jetën. Një automjet ka përplasur dy biçikleta, të cilat drejtoheshin nga dy vëllezër.

Aksidenti ndodhi në fshatin Drithas. Si pasojë e goditjes, humbi jetën menjëherë njëri prej vëllezërve, Roland Sh. Kurse vëllai tjetër fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia  po punon për identifikimin e tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi e mjetit ka qenë duke drejtuar makinën me shpejtësi tej normave të lejuara.