Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë se 400-500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo shifër është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit.
Shifra e re doli gjatë një përgjigjeje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit britanik Piers Morgan dhe që dukej se ishte e pamenduar. Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.
Përpara deklaratës së zotit Thawadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40.