Politika Braçe akuzoi Ballën, Rama: Të thotë ç’ti dojë e bardha zemër

Braçe akuzoi Ballën, Rama: Të thotë ç’ti dojë e bardha zemër

Kryeministri Edi Rama tha se deputeti socialist Erion Braçe mund të thotë çfarë i do e bardha zemër.

Këtë përgjigje kreu i qeverisë e tha kur u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit urdhëroi rrëzimin e amendamentit të tij për bujqit.

“Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që para të keni ngrënë një lugë mjaltë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ndër të tjera foli komentoi Samitin BE-Ballkan Perëndimor si dhe nismën “Ballkani Perëndimor”.