Politika Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2 kandidatë...

Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2 kandidatë nga primaret

Partia Demokratike vendosi të përjashtojë dy kandidatë, Alfred Dajçin dhe Edmond Shkozën, nga primaret për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm në Laç.

Vendimi erdhi pas incidentit me armë të ndodhur të hënën në degën e PD, gjatë një mbledhjeje, ku pas një sherri, janë përdorur edhe armët e zjarrit.

PD i rekomandoi gjithashtu degës së saj në Kurbin që të përjashtojë nga çdo funksion partiak 53-vjeçarin Vani Rica, i cili akuzohet se gjatë një konflikti me nënkryetarin e degës Kastriot Marku, ka qëlluar me armë zjarri në korridorin e degës dhe më pas është larguar.