Argjentina ka mundur me rezultatin 2 me 1 Australinë duke kaluar kështu në çerekfinalen e Botëror 2022.
Në minutën e 35-të të ndeshjes, Lionel Messi ka zhbllokuar sfidën duke shënuar gol dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e Argjentinës. Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra argjentinase e thelloi epërsinë ndaj skuadrës australiane me një gol të Julian Alvarez.
Në minutën e 77-të, australianët u rikthyen me një sulm të fuqishëm. Krosimi i Aziz Behich drejtohet drejt Craig Goodëin, gjuajtja prej 25 metrash i të cilit duket sikur është duke dhe përfundon në këndin e poshtëm duke shënuar golin e parë dhe të vetëm gjatë kësaj ndeshje për Australinë. Ndërsa 15 minutat e fundit ishin drithëruese për Argjentinën, megjithatë asgjë nuk ndryshoi.
Në këtë mënyrë, Argjentina kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me Holandën, kurse Australia ndërpret këtu rrugëtimin në Botëror 2022.