Kryesore Berisha “dakord” me Ramën: Arsyet pse samiti është ngjarje historike

Berisha “dakord” me Ramën: Arsyet pse samiti është ngjarje historike

Sali Berisha ka folur edhe njëherë në lidhje me datën 6 dhjetor, ku në Tiranë do të mbahet protesta e radhës e opozitës, e cila përkon me samitin e liderëve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Kreu i demokratëve e cilësoi një ngjarje historike këtë samit, ku sipas tij Edi Rama do të marrë mesazhin e qartë të Evropës se Shqipëria është tokë evropiane dhe do të ndalojë ekspansionin e Putin në këtë territor.

“Samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme historike. Së pari Evropa i bën të qartë, duke u mbledhur në Tiranë, i bën të qartë Putin se ky territor është i saj dhe se ekspansioni i tij në Ballkani është totalisht i papranueshëm. I bën të qartë Ramës se luhatjet e tij mes serbo-rusëve dhe neo-otomanizmit marrin fund. Kjo është tokë europiane, e destinuar për anëtarësim në BE. Nuk mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm”, tha Berishën.

Në lidhje me problematikën dhe paralajmërimet që ka marrë nga autoritetet për protestën, për shkak të masave të sigurisë që do të ketë në kryeqytet gjatë 6 dhjetorit, Berisha u shpreh se nuk ka rrugë që mund të bllokohet për popullin opozitar përveç zonës ku do të mbahet samiti.

“Ky samit është i bekuar sepse i jep mundësinë popullit opozitar të dëshmojnë se çfarë fatkeqësie paraqet Edi Rama. Nuk do të kishte rast me brilant për t’i bërë autopsinë këtij regjimi para 1000 gazetarëve dhe udhëheqjes së botës. Edi Rama është një i pakallur. Populli opozitar do t’i dëshmojë Evropës se si që qëndron si mikpritës nuk është veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, krimit, drogës, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse. Ky samit është një moment i veçantë për shqiptarët. Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku do mblidhen liderët. Jemi më të interesuar se Rama për sigurinë e lidershipit evropian. Do jemi zotër të qytetit në zona të tjera. Demokratët protestojnë në shesh por e dinë që burimi i të zezave është në Surrel. Nëse policia është e porositur të përballet me opozitën bën zgjedhjen më të gabuar. Opozita nuk ka betejë që nuk e fiton”, përfundoi Berisha.