Sport Portugalia (pa Ronaldon) është një spektakël: Asfalton 6-1 Zvicrën

Portugalia (pa Ronaldon) është një spektakël: Asfalton 6-1 Zvicrën

Do të jetë Portugalia që do të përballet me Marokun në çerekfinale. Skuadra e Santos (që e futi Cristiano Ronaldo në fushë vetëm në minutën 73’, ndeshja ishte 5-1) asfaltoi 6-1, përpara 83 mijë spektatorëve një Zvicër që nuk ishte në asnjë moment në lojë. Heroi i mbrëmjes është  sulmues 21-vjecar i Benfikës Gonçalo Ramos, autor i një triplete, e para që është shënuar në këtë Botëror.

Me tre gola kundër Zvicrës, njeriu që zëvendësoi Cristiano Ronaldon bindi tërësisht dhe i dha të drejtë trajnerit Fernando Santos që pati guximin ta niste ndeshjen kundër Zvicrës me yllin portugez në stol.

Ramos shënoi një supergol që në nisje të takimit dhe shtoi dy të tjerë, ndërsa Pepe dyfishoi, por Guerreiro e Rafael Leao thelluan avantazhin e luzitanëve me një futboll shampanjë të shtyrë nga mesfusha e klasit dhe një sulm talentesh të frymëzuar edhe nga Joao Felix.

Mbrëmje “jo” për Shaqirin dhe Xhakën që në 90 minuta lanë pak shenjë në ndeshjen ku goli i vetëm i Zvicrës lindi nga këmbët e sulmuesit nga Gjilani. Një ndeshje pa histori që u mbyll 6-1 dhe me festë në kampin e Portugalisë që hedh hapin e madh drejt çerekfinales ku do të sfidojë Marokun për të kërkuar më pas një përballje të mundshme me Anglinë ose Francën në gjysmëfinale. Zvicra në krahun tjetër, ashtu si 4 vjet më parë, largohet nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave.