Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në protestë, ku kryedemokrati Sali Berisha u godit nga një qytetar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela është shprehur se gazetarët e kanë pyetur nëse Berisha ka marrë thirrje për të dëshmuar në polici dhe nëse po, se kur do të shkojë.
Lela nënvizoi se Berisha e dha dëshminë e tij të plotë në konferencën për mediat, pas protestës.
“Më marrin gazetaret për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në Polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta dënjoka këtë Polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minute me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht.
Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozites nuk mjafton!!! Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni! Ja edhe dëshmia më poshtë!”, shkroi Lela në Facebook.