Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, i cili po zhvillohet në Vjenë, Austri.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Balla ka zhvilluar një takim me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
Përmes një postimi në Twitter raporterja Santos shkruan: “Pasi diskutova për projektin e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në PE për uljen e vlerës së faturave të paguara nga europianët, pata kënaqësinë të takoj mikun tim, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla”.