Aktualitet Humb jetën në aksident një 38-vjeçar në Shkodër

Humb jetën në aksident një 38-vjeçar në Shkodër

Foto ilustruese

Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në rrethrrotullimin e Koplikut.

Martin Lulaj, banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe humbi kontrollin mbi mjetin “Opel” që drejtonte duke dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të rënda, 38-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, Martin Lulaj 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit, Martin Lulaj, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. rupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit“, tha policia në një deklaratë për mediat.