“Unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës”. Me këto fjalë filloi fjalimin e tij në Kuvend lideri demokrat Sali Berisha.
Kryetari i PD akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama si porositës i sulmit ndaj tij, duke i kujtuar atij të kaluarën komuniste, “në traditën e etërve të tij mizorë, xhelatë, babait të tij që firmoste varjen në litarë të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politikë”.
Ai cilësoi Gert Shehun si “një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes”.
Berisha nënvizoi se do të përballet dhëmb për dhëmb me kundërshtarin e tij, dhe se ”të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po t’i fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Jam këtu për ti thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë”, deklaroi ai në Kuvend.
Berisha foli për një përgjigje ndaj Ramës. “Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të”, tha ai.