Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” është shprehur se ambasada e SHBA-ve dhe kryeministri Rama kanë preferenca të ndryshme për kreun e ri të SPAK.
Hoxha tha se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin, ndërsa thekson se beson që në fund do zgjidhet Xholi.
Sa i përket deklaratave të Yuri Kim, Hoxha tha se indirekt ka ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.
“SPAK është kurora e gjithë reformës në drejtësi. Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre. Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet. Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi. Në të gjithë rastet që ka ndërhyrë ambasada amerikane, sidomos për drejtësinë, gjithmonë kanë ndërhyrë sepse kanë patur informacion dhe shqetësim që mbi SPAK po ushtrohet presion. E keni parë gjatë muajve të fundit, sa takime ka bërë Kim në SPAK me prokurorët. Ajo ka vajtur edhe për gjëra minimale, për të dhënë mesazhe, që te kjo çështje jemi ne. Ajo e ka bërë ashiqare, jo me diplomaci. Ajo ka përçuar një linjë që i është kërkuar”, tha Hoxha.