Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dha një përgjigje lidhur me diskutimin për mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.
Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
Ajo u shpreh se Shqipëria është gati për fazën tjetër.
“Unë kam tre vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë tre viteve të mia këtu. Që ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është në mënyrë unikale e keqe dhe e korruptuar, jo kjo është vërtetë marri. Por ka histori këtu dhe duhet të ndjejmë empati dhe respekt për historinë nëpër të cilën ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar, gjithashtu me të cilat ky vend përballet. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët. Vendimet për drejtësinë na ndikojnë të gjithëve në mënyra që ndoshta nuk do donim t’i pranonim, vendime për atë që kush do të jetë në këtë pozicion të caktuar, se kush do jetë kreu i këtij institucioni apo tjetri dhe të gjitha janë të lidhura në një formë a tjetër, por ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë kështu më”, u shpreh ambasadorja Kim.
Sipas saj, në Shqipëri duhet të ketë investime më shumë, por duhet të ketë edhe drejtësi.
“Biznesmenët duhet ta dinë që kur të vijnë dhe blejnë prona këtu që ajo copë letre ka vlerë. Ata duhet ta dinë që kur të vijnë dhe të shkojnë në gjykatë në rast se ka një mospajtim, gjykatësi do të vendosë një gjykim që ka kuptim dhe që është në përputhje me ligjin dhe jo me atë që ka paguar më shumë apo kush ka bërë kërcënimin më frikësues”, u shpreh ajo.
Ministria e Jashtme njoftoi disa ditë më parë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.