Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për shkarkimin nga vettingu.
Gjykata thekson në vendimin e saj se ka shkelje te nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.
Sevdari u shkarkua pasi kaloi vettingun në Shkallën e Parë. Ajo u zgjodh edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi.
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut shteti shqiptar duhet t’i paguajë asaj brenda 3 muajve një dëmshpërblim në vlerën e 24 mijë eurove në total, për dëm pasuror, dëm material apo për kostot dhe shpenzimet.