Politika Ndërtuesit ankesë në Kushtetuese, Rama: Të shkojnë dhe në Hënë po të...

Ndërtuesit ankesë në Kushtetuese, Rama: Të shkojnë dhe në Hënë po të duan, pallatet me shkelje do të prishen

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për prishjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama komenton ankesën e Shoqata e Ndërtuesve në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shprehet: “Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik”, ndërsa uron që Gjykata Kushtetuese “të mos lajthisë”.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”, shkruan Rama.