Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë ndryshimesh në polici, në nivel qendror dhe vendor.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit thekson se këto ndryshime vijnë në kuadër të përmbushjes së prioriteteve të vendosura për 100 ditët dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës.
1.Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;
2.Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
3.Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;
4.Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;
5.Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
6.Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
7.Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;
8.Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;
9.Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
10.Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;
11.Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë;
12.Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë;
13.Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;
14.Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
15.Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë;
16.Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;
17.Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;
18.Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës;
19.Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;
20.Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë “Fast Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;
21.Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;
22.Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;
23.Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;
24.Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
25.Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.