Politika “Amnistia fiskale, pastrim parash”, Berisha: Deputetë, mos u bëni anëtarë të një...

“Amnistia fiskale, pastrim parash”, Berisha: Deputetë, mos u bëni anëtarë të një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar vendimin e qeverisë Rama për amnistinë fiskale. Kryedemokrati e ka quajtur “amnisti mafioze” që sipas tij, “do të rrënojë efektet e garës së hapur dhe të ndershme”.

Sipas Berishës: “Në kundërshtim flagrant, me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, deklaroi ish-kryeministri, që e cilësoi këtë nismë të qeverisë si “një proces gjigant dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria” dhe një goditje e rëndë për perspektivën europiane të vendit.

Berisha i bëri apel deputetëve të Kuvendit të hedhë poshtë projektin famëzi të amnistisë fiskale, në mënyrë që mos të bëhet “anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë”.