Horoskopi Cilat janë shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të kalojnë...

Cilat janë shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të kalojnë një ndarje

Duhet të fajësoni astrologjinë nëse jeni nga ata njerëz që e keni shumë të vështirë të kapërceni një ndarje. Dhe kjo sepse edhe nëse nuk e kuptoni shenja juaj e zodiakut ndikon në mënyrën se si e trajtoni përfundimin e një marrëdhënieje.

Për shembull, shenjat e ujit priren të bëhen shumë të trishtuar dhe edhe pas përfundimit të një lidhjeje ata mendojnë për këtë për një kohë të gjatë (Gaforre, bëhet fjalë për ju).

Megjithatë, edhe shenjat e mëposhtme e kanë shumë të vështirë të harrojnë një lidhje të kaluar, edhe nëse kanë qenë ata që kanë shkaktuar fundin.

Demi

Për Demin, pasi merret një vendim, nuk ka kthim prapa. Marrëdhënia me ish-in do të mbetet miqësore, por e largët dhe kalimi në lidhjen e ardhshme të dashurisë do të kërkojë shumë kohë. Nëse lidhja përfundon për shkak të tradhtisë, atëherë ndarja do të jetë me inat dhe Demi do ta ketë të vështirë ta kalojë tradhtinë.

Akrepi

Pavarësisht nëse e kanë shkaktuar apo jo, Akrepat e kanë shumë të vështirë të kapërcejnë një ndarje. Nuk ka shumë rëndësi nëse marrëdhënia ishte e mirë apo jo. Akrepat kanë shumë probleme kontrolli dhe kjo është ajo që shpesh i bën ata të “ngecen” në marrëdhëniet e tyre të vjetra, ku mendojnë se gjithçka po funksiononte sipas tyre. Megjithatë, ata e kuptojnë kur një dinamikë nuk funksionon më.

Luani

Luanët janë zakonisht të parët që hedhin hapin tjetër pas ndarjes. Jo domosdoshmërisht sepse e kanë kaluat marrëdhënien e mëparshme, por sepse nuk duan që të tjerët të mendojnë se janë të mërzitur. Në fund të fundit, ata shpesh vënë në dyshim vendimet e tyre dhe kanë mendime të dyjëzuara, ose pse i dhanë fund një lidhjeje ose pse filluan një tjetër shumë shpejt. Sido që të jetë, ndarja i lëndon dhe mezi e marrin veten, sado që mundohen të mos e tregojnë.