Frikat specifike janë irracionale dhe lidhen me objekte, situata, aktivitete, kafshë ose njerëz. Disa janë të zakonshme, si frika nga merimangat apo gjarpërinjtë, disa janë vërtet absurde. Frika, stresi dhe ankthi janë emocione të zakonshme në jetën e çdokujt. Megjithatë, nëse ato ndodhin në kontekste të përditshme, në prani të objekteve dhe situatave të padëmshme dhe me intensitet paralizues është diçka krejt tjetër. Nëse është gjithmonë e njëjta rrethanë që i shkakton, ndoshta kemi të bëjmë me një fobi.
Koumpounophobia – Frika nga butonat
Personat me këtë fobi nuk mund t’i prekin këto aksesorë, ndaj priren të kenë një gardërobë pa butona. Frika mund të lindë vetëm duke parë butonat. Simptomat e fobisë së butonave përfshijnë neveri, dridhje, gulçim.
Tripofobia – Frika nga vrimat dhe zgavrat
Kjo frikë prek të gjitha llojet e vrimave: të mëdha, të vogla, të rregullta ose të parregullta. Për shembull, një fole bletësh ose një djathë me vrima si Emmental mund të krijojë frikë. Ata që vuajnë nga kjo fobi përjetojnë bezdi dhe neveri nga shikimi i kaviteteve, madje edhe të dridhura dhe të përziera në rastet më të rënda.
Eisoptrofobia – Frika nga pasqyrat ose shikimi në pasqyrë
Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi përjetojnë ankth kur shikohen në pasqyrë. Origjina e kësaj frike mund të lidhet me bestytninë. Thuhet se thyerja e një pasqyre mund të sjellë fat të keq ose se shikimi në pasqyrë mund t’ju vërë në kontakt me një botë paralele që ndodhet përtej pasqyrës. Pasqyrat dhe sipërfaqet e tjera reflektuese janë shoqëruar gjithmonë me atë që është e çuditshme.
Globophobia – Frika nga balonat
Personat që vuajnë nga ky problem i frikësohen zhurmës së shpërthimit të një tullumbaceje por ndjejnë gjithashtu siklet kur prekin një balonë ose nuhasin erën e tij karakteristike të gomës. Edhe vetëm mendimi i një tullumbace ose prania e tij në një film mund të gjenerojë një rritje të tensionit emocional.
Hipopotomonstrosesquipedaliophobia – Frika nga fjalët shumë të gjata
Fjalët tepër të gjata mund të shkaktojnë ankth të performancës për shkak të vështirësisë në shqiptimin e termave të tillë. Njerëzit ndihen të ekspozuar ndaj rrezikut të poshtërimit, në rast të një gabimi.
Xanthophobia – Frika nga ngjyra e verdhë
Ata që vuajnë nga kjo frikë kanë frikë të shohin ndonjë gjë me ngjyrë të verdhë, përfshirë diellin. Kjo fobi fillon me një ndjenjë ankthi dhe shqetësimi, duke çuar në sulme të vërteta paniku. Ndoshta origjina e kësaj frike është e lidhur me bestytninë ku në disa kultura e verdha lidhet me fatin e keq dhe zinë.
Fobofobia – Frika nga vetë frika
Fobofobia është një lloj i rrallë frike që mund të quhet si fobia e të qenit i frikësuar por edhe si frika nga zhvillimi i një fobie specifike. Fobofobia lidhet me çështjet e kontrollit të ankthit dhe sulmet e panikut.
Pogonophobia – Frika nga mjekra e gjatë
Frika nga mjekra lidhet me përvojat traumatike të fëmijërisë ku në shumë përralla personazhet e këqij kanë mjekër të gjatë. Shpesh ata që e kanë këtë terror e lidhin mjekrën me njerëz të parregullt, të pistë, johigjienikë por mbi të gjitha me njerëz të rrezikshëm.
Ablutophobia – Frika nga larja
Kjo fobi mund të shfaqet si frika për të rënë në kontakt me ujin, por edhe me produkte higjienike si sapuni. Duket se kryesisht fëmijët dhe gratë vuajnë nga kjo fobi. Simptomat e Ablutofobisë përfshijnë neveri, ankth, takikardi.