Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht përplasje ka pasur mes dy grupimeve të Partisë Demokratike dhe më pas seanca është ndërprerë për 10 minuta.
Seanca u ndërpre për shkak se deputetët e grupimit të Sali Berishës bllokuan foltoren. Deputetët e Berishës janë të irrituar për shkak të kohës që u është vënë në dispozicion ndërsa tensione ka pasur edhe mes Luan Baçit dhe Enkelejd Alibeajt.
Baçi ka tentuar edhe t’i afrohet kreut të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Gazment Bardhit.