Politika Vizita e Mitsotakis, Dule: Historike, i dha mësim politikës shqiptare

Vizita e Mitsotakis, Dule: Historike, i dha mësim politikës shqiptare

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, deklaroi se vizita e kryeministrit grek në Shqipëri “është mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit etnik grek”.

“Ishte një vizitë historike. Për herë të parë, kryeministri i Greqisë viziton Himarën, Livadhjanë dhe Derviçanin. Është mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit etnik grek. Së dyti, është mesazh për popullin shqiptar, mesazh i fqinjësisë së mirë, i bashkëpunimit, i mbështetjes së Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Është edhe mesazh për të gjithë rajonin. Shqipëria ka çdo arsye për të përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, për t’i shndërruar të dy vendet në bosht të sigurisë për mbarë rajonin”, tha Dule.

“Besoj se kryeministri grek na dha një mësim të gjithëve: në komunikimin e tij me qytetarët dhe vëmendjen me të cilën i dëgjon ata. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë”, shtoi Dule.