FIFA ka publikuar renditjen e fundit për këtë vit kalendarik, renditjen e azhurnuar pas Botërorit të Katarit. Në vend të parë të kësaj renditjeje qëndron Brazili, edhe pse nuk pati sukses në Botëror, duke u eliminuar që në çerekfinale nga Kroacia.
Kombëtarja shqiptare renditet në vend të 66-të, duke fituar një pozicion në krahasim me një muaj më parë. Në klasifikimin e FIFA-s për skuadrat kombëtare Kosova mban vendin e 107-ë.
Pas Brazilit, në vend të dytë qëndron Argjentina kampione bote. Belgjika, pas dështimit ka rrëshqitur në vend të 4-t, ndërsa hapa të rëndësishëm përpara kanë bërë Maroku (nga vendi i 22-të në të 11-in) dhe Australia (nga vendi i 38-ë në të 27-in). Gjermania është jashtë 10-shes më të mirë.
10-shja më e mirë në renditjen e FIFA-s
1- Brazili 1840,77 pikë (-00,53)
2- Argjentina 1838,38 (+64,50)
3- Franca 1823,39 (+63,61)
4- Belgjika 1816,71 (-35.41)
5- Anglia 1774,19 (-45,72)
6- Holanda 1740,92 (+46,41)
7- Kroacia 1727,62 (+81,98)
8- Italia 1723,56 (-02,58)
9- Portugalia 1702,54 (+25,98)
10- Spanja 1692,71 (-22,51)