Aktualitet Vrau dy turistët çekë, Kushtetuesja rrëzon Sokol Mjacajn, do të qëndrojë në...

Vrau dy turistët çekë, Kushtetuesja rrëzon Sokol Mjacajn, do të qëndrojë në burg përjetë

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimin e dënimit me burg përjetë, nga Sokol Macaj i cili në 2015 në ekzekutoi 2 turistë çekë, në tentativë për t’i grabitur.

Në kërkesën e depozituar prej tij disa muaj më parë, Macaj pretendonte se i ishte cenuar e drejta e një procesi të rregullt ligjor pasi nuk i ishte pranuar gjykimi i shkurtuar nga gjykata e Shkodrës e cila e dënoi atë në 2015 me burg të përjetshëm.

Dënimi maksimal u dha për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake. Vendimi i dhënë u kundërshtua në apel e deri në Gjykatën e Lartë po asnjëra prej tyre nuk pranoi kërkesën e Sokol Macajt.

7 vite më parë ky i fundit në tentativë për t’i grabitur qëlloi për vdekje Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe.

Gjergj Cukali ishte një tjetër emër i njohur për drejtësinë i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. I akuzuar nga SPAK, për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv ndaj Gjon Menës, në 2021, i ashtu quajturi i forti i Myslym Shyrit kundërshtonte dërgimin për gjykim të dosjes penale.

Ankimi i adresuar nga Cukali ngrihej me pretendimin se atij i është mohuar e drejtën e mbrojtjes. Megjithatë kjo kërkesë u rrëzua nga togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese.