Ish-lojtari i Cagliarit dhe Juventusit, Fabian O’Neill, ndërroi jetë sot, pasi u shtrua në terapi intensive në një spital në Montevideo në Uruguai.
Njoftimi është bërë në rrjetet sociale nga vëllai i ish-lojtarit, i cili prej ditës së djeshme (24 dhjetor) ishte në gjendje kome.
O’Neill, i quajtur “Magjistari” u nda nga jeta paraditen e ditës së Krishtlindjes: “Epo vëllai im i dashur ti shkove në një udhëtim… Do të jesh një tjetër engjëll për mua në qiell dhe shpresoj të më drejtosh. Do të dua gjithmonë”.
49-vjeçari uruguajan luajti 136 ndeshje për Cagliari, duke shënuar 16 gola kishte prej kohësh probleme me alkoolin.
Ai ishte shtruar me urgjencë në spital edhe në korrik 2020 për probleme të mëlçisë dhe traktit urinar.
Mik i madh i Zidanes në kohët e Juventusit, me francezin që në shumë raste dhe në disa intervista e pati cilësuar: “Futbollisti më i fortë me të cilën jam stërvitur ndonjëherë”.