Spiunët rusë të kapur në uzinën e Gramshit dhe ngjarja që kulmoi me dëbimin i diplomatëve iranianë nga vendi ynë ishin dy dështimet e mëdha të SHISH që çuan në dorëheqjen e Helidon Bendos nga drejtimit i tij. Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur në studion e Debatit në A2 CNN pikëpyetjet mbi largimin e Helidon Bendos nga kreut të SHISH.
“Ajo që ka lidhje direkt me një vend të NATO-s si Shqipëria, çështja e rusëve të kapur në uzinën e Gramshit, ka pasur diskutime që nuk u bënë asnjëherë publike, por ndërkohë në Shqipëri menjëherë pas arrestimit të 3 shtetasve ka pasur një reflektim urgjent në bazat ushtarake e kërkuar nga ndërkombëtarët sa i takon kushteve të sigurisë për të cilët Shqipëria duhet të ndjekë një protokoll të përcaktuar. Për të zbuluar 3 shtetasit rusë si spiunë SHISH dështoi. Ata u kapën nga dy ushtarë të nivelit bazë dhe nuk ishte SHISH për të cilin janë investuar edhe ndërkombëtarët. Ngjarja e dytë është historia e shtatorit 2022 që kulmoi me dëbimin e diplomatëve iranianë. Në Manzë ne kemi vendin ku mbahen muxhahedinët iranianë. Vendi ynë është në alert për çdo rrjetëzim apo përplasje të vendeve të huaja. Alerti vjen nga kampi i Manzës. Dhe në këtë pikë SHISH dështoi. Garda revolucionare e ktheu vendin tonë në tabelë qitje të sulmeve kibernetike. Këto ndodhën se shish ishte pa drejtues”.
Sipas saj Hoxhës këto aksidente nuk mund të ndodhin pa dashje.
“Pse SHISH u la pa drejtim? Është njësoj si të dërgojmë kryeministrin për studime dhe ta drejtojë qeverinë në distancë? Këto aksidente nuk mund të ndodhin padashje”.