Nuk ka ende asnjë të shoqëruar pas kontrolleve që forcat RENEA bënë një ditë më parë në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe disa të afërmve të tij në Fushe Kuqe të Kurbinit.
Atje u gjetën 2 automatikë, 1 silenciator dhe rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm të fshehura në koshere bletësh. Në banesë kishte edhe 9 uniforma policie, jelekë dhe sende të tjera të uniformave blu.
Kontrollet vijnë 8 muaj pasi Martinaj u shpall në kërkim si person që kishte porositur vrasjen e shtetasit Endrit Dokle dhe 4 muaj nga denoncimi si i zhdukur nga familjarët.