Shumica e njerëzve përjetojnë një marrëdhënie toksike në jetën e tyre në çift. Megjithatë, kjo marrëdhënie mjafton që edhe një person që përpiqet të mbetet optimist dhe i hapur ndaj të tjerëve, të jetë shumë i kujdesshëm për tjetrin.
Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë që një person të jetë toksik në një marrëdhënie. Shenja e horoskopit është një prej tyre. Më poshtë gjeni çiftet më toksike të horoskopit.
Dashi-Demi
Ata mund të bëhen miqtë më të mirë, por si çift nuk shkojnë aq mirë. Nga njëra anë kemi Dashin që dëshiron të provojë gjëra të reja, është i pasionuar dhe është vazhdimisht në lëvizje dhe nga ana tjetër Demi që e do stabilitetin, rutinën e tij dhe të kaluarit mirë. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk toleron sugjerime dhe nuk synon të tërhiqet nga mosmarrëveshjet. Të dy së bashku bëjnë një çift që japin këshilla, por nuk i durojnë dot.
Binjakët-Virgjëresha
Fillimi i lidhjes së tyre do të jetë një mrekulli, por kur kjo fazë kalon, situata bëhet e vështirë. Binjakët janë ëndërrimtarë, të pavendosur dhe aventurierë. Virgjëresha, nga ana tjetër, e do prakticitetin dhe rregullin. Sjellja e paparashikueshme e Binjakëve do ta lodhë shumë Virgjëreshën. Të parët kërkojnë përsosmërinë dhe të dytët e pranojnë jetën ashtu siç u vjen. Marrëdhënia mes tyre vështirë se do të zgjasë, sado që të mundohen.
Akrepi-Peshqit
Të dyja janë shenja uji, por kjo nuk mjafton. Sentimentaliteti dhe xhelozia e tyre mund të arrijë në pika varësie. Peshqit të fshehtë dhe ëndërrimtarë janë në kontrast me Akrepin, i cili shpesh kërkon vëmendjen e plotë të personit tjetër. Të dy janë në kërkim të një partneri për t’u dashuruar marrëzisht, por luftojnë të pranojnë se sa të ndryshëm janë. Sjellja shtytëse e Akrepëve i “mbyt” Peshqit, por ata durojnë për të mirën e marrëdhënies. Akrepi i zgjuar do ta kuptojë këtë dhe në këtë moment do të fillojnë debatet. Asnjëri prej tyre nuk mund t’i përballojë, kështu që marrëdhënia do të përfundojë…. dhe kjo do të jetë për të mirën e tyre.