Politika Lëvizje në qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Lëvizje në qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku, është liruar nga detyra me vendim të Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u caktua edhe zv.ministri i ri i Infrastrukturës, Endrit Molla, i cili merr menjëherë detyrën.

Mbledhja e sotme e qeverisë u drejtua nga Kryeministri Edi Rama.