Aktualitet 60-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

60-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se viktima është Shpresa Cani, 60 vjeç nga fshati Çinar. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë jashtë ambienteve të bashkisë. Por 58-vjeçarja është rikthyer dhe ka kërkuar të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën.

Ajo është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren, por sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.

Në njoftimin zyrtar nga ana e policisë së Lushnjës, thuhet se 60-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.