Në pritjen e fundvitit me gazetarët, kryeministri Albin Kurti foli dhe për çështjen e barrikadave të cilët u vendosën, sipas tij, nga grupe kriminelësh në veri, me mbështetjen e autoriteteve të Beogradit.
Sipas kreu të qeverisë, e diela do ta gjejë veriun e Kosovës pa barrikada, ndërkohë që shkurtimisht u shpreh se serbët vetë i vendosën këto pengesa dhe po vetë i hoqën ato.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata, të cilët e bllokuan veten”, tha Kurti.
Kryeministri nuk harroi të falënderonte dhe gazetarët për punën e tyre kurajoze gjatë raportimeve nga situata e tensionuar në veri.