Politika Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri

Me anë të një video mesazhi të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ambasadorja Yuri Kim uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri.

“Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falenderojmë shqiptarët që gjatë gjithë vitit të kaluar festuan me ne 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ishte një vit i jashtëzakonshëm, plot me ngjarje që nderuan këtë njëqindvjetor të veçantë. Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa shohim mbrapa momentet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri!”, thuhet në mesazhin bashkëngjitur videos së ambasadores.