Armando Sadiku e ka nisur mirë aventurën e tij te Lugano. Nën drejtimin e Paolo Tramexanit, duket se sulmuesi shqiptar ka rilindur.
Në dy ndeshjet e fundit Sadiku ka shënuar po kaq gola, duke u kthyer menjëherë në një lider të Luganos.
Pas golit që “bomberi” shqiptar shënoi ditën e djeshme në barazimin që Lugano mori ndaj Vaduzit, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Duket se pas atij dëmtimi të rëndë që kaloi, Sadiku e ka rigjetur sërish veten e tij duke u kthyer në njeriun gol te ekipi i tij i ri.