Bota U aksidentua ndërsa po tentonte të largonte borën, ylli i Hollivudit në...

U aksidentua ndërsa po tentonte të largonte borën, ylli i Hollivudit në gjendje të rëndë

Stuhia që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbuluar atë me reshje dëbore, është dhe shkaku kryesor i aksidentit që ka plagosur një aktor të njohur të Hollivudit.

Bëhet fjalë për 52 vjeçarin Jeremy Renner, dy herë nominuar për çmimin Oskar me interpretimet e tij në The Town dhe The Hurt Locker, si the protagonist me filmin The Bourne Legacy si dhe me filmat e Mission: Impossible si dhe Marvel në rolin e një prej Avengers, Hawkeye.

Sipas burimeve, Renner po tentonte të largonte borën me një mjet specifik për atë funksion në shtëpinë tij në Rose-Ski Tahoe, në Nevada, por për shkaqe ende të papërcaktuara është dëmtuar dhe gjendja e tij, edhe pse e qëndrueshme, paraqitet e rëndë, sipas versionit të agjentit të tij.

Vetëm pak ditë më parë aktori kishte postuar një fotografi në Twitter ku tregonte veturat e mbuluara nga dëbora.