Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se ai është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte në rrugën “Niko Avrami”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.