Extra Shtohet fauna e egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut (FOTO)

Shtohet fauna e egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut (FOTO)

Nëpërmjet monitorimit të kamerave kurth, gjurmëve, shenjave, jashtëqitjeve dhe metodave të tjera, Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka dokumentuar përgjatë vitit, lloje të ndryshme të faunës së egër, në Parkun Kombëtar “Shebenik” si: kaprolli, macja e egër, ujku, dhelpra etj. Nga mbledhja e të dhënave t përfituara përgjatë vitit, vihet re një rritje e ndjeshme e këtyre llojeve në park

Gjithashtu ajo çka përbën rëndësi është edhe shtimi i popullatave të disa llojeve të caktuara duke vërtetuar kështu cilësinë e habitateve të zonës.