Aktualitet Vodhën dyqanin nën kërcënimin e kallashnikovit, 2 të arrestuar në Durrës

Vodhën dyqanin nën kërcënimin e kallashnikovit, 2 të arrestuar në Durrës

Një vjedhje e ndodhur më 6 Janar në një dyqan në Durrës është zbardhur nga policia dhe janë arrestuar autorët e dyshuar. Ata janë O.M. 34 vjeç i dënuar më parë për drogë dhe E.Sh. 35 vjeç i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy persona, nën kërcënimin e një kallashnikovi, vodhën 150 mijë lekë të vjetra mbrëmjen e Janarit në një dyqan në lagjen Nr.15 të Durrësit.

Nga analizimi i kamerave të sigurisë por dhe provat e tjera të mbledhura në vendngjarje u zbulua identiteti i autorëve dhe u arrestuan.

Hetuesit mundën të zbardhnin edhe dy vjedhje të tjera të kryera nga këta persona.

Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, ata dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash, ndërsa më datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën grabitësit gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 celularë.