Real Madrid u mund të shtunën nga Vilarreali për javën e 16-të të La Ligës. Një humbje që mund të ketë kosto, duke qenë se Barcelona mund të shkëputet në 3 pikë, nëse mund sot Atletiko Madrid.
Në ndeshjen e fundit Reali regjistroi edhe një rekord historik. Madrilenët zbritën në fushë për herë të parë në historinë e tyre (pas 4436 ndeshjesh) me një formacion të përbërë vetëm nga futbollistë të huaj.
Asnjë spanjoll në 11-shen e trajnerit Karlo Ançeloti nga minuta e parë. Trajneri italian aktivizoi belgun Kurtua në portë, francezin Mendi, gjermanin Rudiger, brazilianin Militao dhe austriakun Alaba në mbrojtje, francezin Tçuameni, gjermanin Kros dhe kroatin Modriç në mesfushë, si dhe uruguaianin Valverde, brazilianin Vinicius dhe francezin Benzema në sulm.
I vetmi spanjoll në ndeshjen ndaj Vilarrealit ishte Lukas, i futur në fushë në minutën e 64-t, në vend të Tçuamenit.