Pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ndryshime të tjera kanë ndodhur në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.
Mbledhja e Prokurorëve të Posaçëm ka vendosur Adnan Xholin në postin e Drejtuesit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.
Më herët, ky post mbahej nga Altin Dumani.
Ndërkohë që Arben Kraja është zgjedhur Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta.